Dy automjete janë kapluar nga flakët e mëdha të zjarrit, pas një aksidenti mes një veture dhe një kombibusi, në fshatin Preqevë të Klinës.
Dyshohet se njëri nga shoferët nuk ka arritur të dalë nga automjeti dhe i njëjti është përfshirë nga zjarri.
Këtë për Gazetën Enigma e tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, tha Gashi.
Gazeta Enigma do iu mbajë të informuar sapo të ketë detaje të reja.