Kaplohet Evropa Lindore: Ukraina rekord vdekjesh nga COVID-i, Rusia rekord rastesh

Kaplohet Evropa Lindore: Ukraina rekord vdekjesh nga COVID-i, Rusia rekord rastesh

Po vazhdon përkeqësimi i gjendjes me pandeminë në Evropën Lindore. Ukraina shënoi rekord të vdekjeve për 24 orët e fundit, ndërsa Rusia rekord të rasteve, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë regjistroi rekord prej 538 të vdekurve nga COVID-19 për 24 orët e fundit. Rekordi i mëparshëm – me 481 viktima – ishte shënuar më 7 prill.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe në Ukrainë u shënuan edhe 15.579 raste të reja të të infektuarve, shkruan Reuters.

Gjendje e rëndë është edhe në Rusi. Atje u regjistrua rekord i rasteve në 24 orët e fundit – 34.325, pak më shumë se një ditë më parë.

Përpos rasteve, në Rusi u regjistruan edhe 998 të vdekur nga COVID-19, numër pak më i vogël se rekordi i shënuar para pak ditëve.

Situata është shqetësuese edhe në Poloni, ku po shënohet rritje e madhe e rasteve. Zëvendësministri polak i Shëndetësisë për radion publike tha: “Nuk kam lajme të mira. 3.931 persona janë infektuar. Nëse e krahasojmë këtë me të martën e kaluar, është rritje për gati 85 për qind”./Gazeta Enigma/

Related Articles