Mërgimtarët tashmë kanë filluar të vijnë për festat e fundvitit në Kosovë
E, kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata në disa pika kufitare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tek Dheu i Bardhë janë krijuar kolona nga 80-90 metra dhe pritja është 50-60 minuta, ndërsa në pikën kufitare Merdar kjo kolonë është deri në 40 metra dhe pritja është 15-20 minuta.
Kurse, në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 15-20 minuta.
Ndryshe, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak aktualisht janë të mbyllura për kalim, kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës.