Kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Vazhdon të ketë pritje nëpër pikat kufitare, ku qytetarët që po synojnë të kalojnë nga Kosova në Serbi nëpërmjet pikës kufitare të Merdares po përballen me pritje deri në 90 minuta, raporton Gazeta “Enigma”.

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se edhe në pikën e kalimit te Dheu i Bardhë situata është e ngjashme, me pritje deri në 60 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, vonesat janë më të shkurtra duke lëvizur nga 5 deri në 15 minuta.

Të dhënat janë është përditësuar për herë të fundit në orën 07:14.

Related Articles