Qendra për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave për gjendjen në pikat kufitare, ku mëngjesi i kësaj të diele paraqitet të jetë i qetë, raporton Gazeta “Enigma”.
Pika më e ngarkuar është ajo e Vërmicës që për të hyrë në Kosovë, pritjet shkojnë deri në 15 minuta.
Derisa në Merdarë dhe Muçibabë, pritjet për të hyrë në vendin tonë nuk shkojnë mbi 10 minuta.
E për të dalë nga Kosova, pika më e ngarkuar është Dheu i Bardhë me 15 minuta pritje.