Kastrati i PDK-së thumbon deputetët e LVV-së: Mu keni zverdh diçka prej të dielës

Kastrati i PDK-së thumbon deputetët e LVV-së: Mu keni zverdh diçka prej të dielës

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thumbuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.



Gjatë fjalës së tij për Projekt-kodin e Procedurës Penale, Kastrati thumboi deputetët e LVV-së për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës.

“Ku jeni more mesi pak ma gjallë, mu keni zverdh diçka prej të dielës”, ka thënë Kastrati.

Ai tha se Vetëvendosje s’mund të jetë lidere në reformim të drejtësisë sepse nuk i kanë njohur institucionet e drejtësisë.

“Procedimi i këtij drafti për kodin e procedurës penale është nevojë ekskluzive për mirëfunksionimin e drejtësisë në Kosovë. Por ju s’mund të jeni liderë në reformim të drejtësisë sepse nuk i keni njohur institucionet e drejtësisë. Elektorati nuk i han përrallat e juaja qengji dhe ujku dhe kjo u pa të dielën”, tha ai.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës me 66 vota për ka miratuar në shqyrtim të parë Projekt-kodin e Procedurës Penale, i cili parasheh gjykimin në mungesë për të gjitha veprat penale dhe jo vetëm për rastet e krimeve të luftës, ndërsa trajton edhe suspendimin e zyrtarëve publik në rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i këtij projekt-kodi është avancimi i drejtësisë penale për të vendosur sundimin e ligjit në vendin tonë./ Gazeta Enigma.

Related Articles