Kastrati rikthehet te Kosova për Danimarkën

Kastrati rikthehet te Kosova për Danimarkën

Selektori i Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka publikuar 12-shen për ndeshjen kundër Danimarkës, ka njoftuar të martën Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ajo që bie në sy është rikthimi i Erjon Kastratit, i cili mungoi në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.

Dueli mes Danimarkës dhe Kosovës, zhvillohet të mërkurën në kuadër të fazës së tretë parakualifikuese për “Eurobasket 2025”.

Si Danimarka, ashtu edhe Kosova, e kanë nga një fitore në grup pasi kanë mposhtur Zvicrën.

Related Articles