Si masakër të tmerrshme e kanë cilësuar sulmin vdekjeprurës të Izraelit në shkollën e drejtuar nga UNRWA, Ministria e Jatshme e Katarit.
Kjo shkollë strehonte personat e zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat të Gazës.
Në deklaratën e saj, ministria përsëriti kërkesën e Katarit për një hetim të pavarur mbi sulmet izraelite dhe “shënjestrimin e vazhdueshëm të shkollave dhe strehimoreve për personat e zhvendosur”.
Nërkaq e njejta ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të parandalojë Izraelin në zhvendosjen “me forcë” të palestinezëve nga Gaza. /Gazeta Enigma
Statement: Qatar Strongly Condemns Israeli Occupation's Bombing UNRWA School in Gaza#MOFAQatar pic.twitter.com/78zERFwj7Y— Ministry of Foreign Affairs – Qatar (@MofaQatar_EN) June 7, 2024