Katër gola dhe gjashtë pikë të fituara nga SC Gjilani me një lojtar më pak në fushë

Katër gola dhe gjashtë pikë të fituara nga SC Gjilani me një lojtar më pak në fushë

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet me e nxehtë këtë sezon.

Sport Club “Gjilani” është duke luftuar fuqishëm këtë vit për titullin kampion, shkruan Gazeta Enigma.

Djelmoshat e drejtuar nga Ismet Munishi kanë dhuruar ndeshje fantastike duke arritur edhe rezultate mjaftë të mira deri më tani.

“Kuqebardhët” kanë luajtur për mrekulli edhe kur ekipi i tyre ka qenë me një lojtar më pak se pasoj e ndëshkimit me karton të kuq.

Gjilanasit në katër ndeshje kanë arritur t’i realizojnë katër gola dhe kanë fituar plotë gjashtë pikë me një lojtar më pak.

Këto janë ndeshjet:

Xhiro IV: Prishtina 1-1 Gjilani (Armend Halili të kuq)

Xhiro IX: Gjilani 1-1 Ballkani (Besar Musolli të kuq)

Xhiro XIII: Gjilani 1-1 Prishtina (Muhamed Useini të kuq)

Xhiro XXI: Gjilani 2-1 Dukagjini (Enea Koliçi të kuq)

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles