Bideni prezanton masat “që do të dobësojnë Rusinë”

Bideni prezanton masat “që do të dobësojnë Rusinë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një konference për media theksoi se homologu i tij rus, Vladimir Putin është agresori ndaj shteti i tij do të vuajnë pasojat.

“Putin shpalli luftën e tij. Bombardimet filluan, më pas tanket. Me botën kemi qenë transparentë. Informacionet që kemi shpërndarë po vërtetohen Kemi vendosur sanksionet më të ashpra”.

Tutje, Biden njoftoi se importet e Rusisë do të përgjysmohen në fushën e teknologjisë.

“Çdo aset i tyre do të jetë i ngrirë. Elita ruse dhe familjet e tyre, janë të sanksionuar. Këta janë njerëz që kanë qëndruar me Putin-in. Miliarderët e korruptuar nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Nuk do të ndërtojnë dot anije. Do të jetë një goditje afatgjatë dhe do të bëjmë edhe më shumë”.

Ndër të tjera, presidenti i SHBA-së bëri me dije se 175 mijë trupa janë në pozicione në kufirin me Ukrainën.

“Çdo mirëbesim, Putini e hodhi poshtë. Shmangu dialogun, bëri që njerëzit të vuajnë. Kemi javë që e paralajmërojmë dhe tani ndodhi siç e parashikuam”.

Ai theksoi se Rusia ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar dhe ka mësyrë në territorin ukrainas.

 “Do të jemi nesër në takimin e NATO-s me aleatët tanë. Gjithsesi, forcat tona nuk do të shkojnë të luftojnë në Ukrainë, por do të mbrojnë aleatët e NATO-s”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles