Katër raste të dhunës gjatë 24 orëve të fundit

Katër raste të dhunës gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Dy raste janë regjistruar nga Fushë Kosova, një në Prishtinë dhe tjetra në Ferizaj.

Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 00:31. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovar-vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndie trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësorë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 21:30. Viktima  femër  kosovare  ka raportuar  se  është  sulmuar  fizikisht  nga  bashkëshorti  i  saj,  i  dyshuari  mashkull  kosovar,  ku  si pasoj  ka  pësuar  lëndime  trupore.  Viktimës  iu  është  ofruar  tretman  mjekësor  e  më  pas  është intervistuar.  I  dyshuari  nuk  është  hasur  nga  policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet

Prishtinë, 13.10.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ferizaj, 13.10.2021 – 17:0.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili i ka demoluar edhe shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles