Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.
Qytetet ku janë raportuar këto raste janë Graqanica, Gjilani, Prizreni dhe Gjakova.
Sipas këtij raporti një person në Graqanicë është arrestuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e huaj e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan, ku një person është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Në Prizren është arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa në Gjakovë, është arrestuar një femër pasi e njëjta ka kanosur viktimën mashkull.
“Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Enigma/