Vetëm brenda 24 orëve në vend janë raportuar në Polici katër raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.
Një rast është raportuar në Komunën ë Podujevës ku viktima femër ka refuzuar të marrë tretman mjekësor.
Edhe në Prishtinë një femër ka qenë viktimë e dhunës në familje.
“Podujevë / 22.06.2025 – 22:30. Më 24.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima e ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
“Prishtinë / 24.06.2025 – 00:00. Është raportuar se një mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq i dyshuari është në kërkim policor”.
Ndërsa në Komunën e Fushë Kosovës u raportua se një mashkull kosovar që ka ushtruar dhunë viktimës femër është në kërkim policor.
E në Ferizaj u raportua se dy persona kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës kosovare, ku njëri nga ta është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë / 23.06.2025 – 07:30. Është raportuar se një mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në rapotin24 orësh të Policisë.
“Ferizaj / 17.06.2025 – NN. Është raportuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin një person është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma/