Kosova do ta vazhdojë edhe sot, në ditën e tretë, eksperiencën në Lojërat Mesdhetare.
Katër sportistë kosovarë do të synojnë suksese në “Oran 2022”.
I pari që do të garojë sot është Rinor Gllareva në badminton.
Më pas do të jetë radha e pingpongut, ku do të sfidohen garuesit Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmuti.
Kurse, eksperiencën e Kosovës sot në Lojërat Mesdhetare do ta mbyllë tenistja Vesa Gjinaj.
Kosova synon të fitojë medalje në këtë garë prestigjioze, e cila po mbahet në Algjeri.
Garuesit kosovar janë pritur si heronj në këtë vend.