Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar e gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër vdekje.
Nga 13 mijë e 928 testime për COVID, tre mijë e 617 raste kanë rezultuar pozitivë me virus, ndërsa një mijë e 344 pacientë janë shëruar.
Kosova ka 31 mijë e 21 raste aktive me COVID, ndërsa 25.96 përqind është pozitiviteti i rasteve.
Ndryshe, ditëve të fundit numri i rasteve është rritur, ndërsa IKSHPK-ja ka bërë apel për respektim të masave antiCOVID sepse sipas tyre mund të përkeqësohet gjendja edhe më shumë.
“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë”. /Gazeta Enigma/.
LEXO EDHE: Situata me COVID mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vazhdim