Rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga “Transparency International”, janë prezantuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Sipas Arben Kelmendit nga KDI, Kosova ka shënuar progres të lehtë dhe është vlerësuar me gjithsej 39 pikë.
Njëherit, Kelmendi ka theksuar se Mali i Zi mbetet lider në këto vlersime, ndërsa Kosova radhitet e dyta.
“Vlerësimi ka përfshirë 180 shtete përfshirë edhe Kosovën. Kosova ka shënuar progres të lehtë dhe është vlerësuar me gjithsej 39 pikë. Tri shtete kanë shënuar progres dhe një shtet ka shënuar regres. Kosova ka shënuar progres prej 3 pikësh. E kemi edhe Malin e Zi që ka shënuar pikë më shumë. Kosova përveç progresit prej 3 pikëve ka shënuar progres ndër vite me 5 pikë”, ka thënë ai.
“Mali i zi mbete lider në luftimin kundër korrupsionit, Kosova e dyta. Progresi i Kosovës i atribuohet zhvillimeve demokratike. Kemi vlerësim pozitiv për zhvillime demokratike. Këtë po e mbështesim edhe me zhvillimet e fundit të qeverisjes, ku kemi parë se ka kaluar strategjia për burim të ligjit. Të gjitha këto zhvillime del se Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit”.
“Përkundër progresit ka shumë punë për t’u bërë. Globalisht vërehet një shtangnim në fushën e korrupsionit. Ne si KDI bëjmë thirrje që të shohim progres në luftimin e korrupsionit. Ne kërkojmë të rritet transparenca dhe llogaridhënia. Kërkojmë ndryshimin e ligjit për ndërmarrje publike”, ka thënë Kelmendi./Gazeta Enigma/