KEK për kontratën për të cilën po dyshohet Kryeshefi i arrestuar: Është ndërprerë, nuk është paguar asnjë cent

KEK për kontratën për të cilën po dyshohet Kryeshefi i arrestuar: Është ndërprerë, nuk është paguar asnjë cent

Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se kontrata për riparimin e kaldajës së bllokut A5, që dyshohet të jetë arsye për arrestimin e Kryeshefit Nagip Krasniqi, është ndërprerë më 20 mars

Sipas KEK, asnjë cent s’i është paguar operatorit për këtë kontratë.

“Kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve). Prandaj është më rendësi të theksohet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka njoftuar dje se është arrestuar Kryeshefi i KEK’ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’”.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Atij i janë bastisur edhe dy banesat e tij, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

Related Articles