Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor është goditur për vdekje.
Lajmin e konfirmoi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur”, tha ajo.
Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal.
