Keqpërdorimet me patentë shofer, Durmishi flet për “ndërmarrje kriminale”: Dyshime për qindra raste, prin Peja

Keqpërdorimet me patentë shofer, Durmishi flet për “ndërmarrje kriminale”: Dyshime për qindra raste, prin Peja

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka folur sot për të gjeturat dhe keqpërdorimet në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë.

Nga ato gjetje sipas Durimisht, bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale.

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani ka të bëj me një ndërmarrje të gjerë kriminale që mbetet të vërtetohet. Dyshimet kanë filluar nga informata që na kanë dërguar qytetarët”.

Ai thotë se dyshimet nisën në vitin 2021.

“Shumë kandidatë gjoja pjesën teorike e kanë kaluar në vitin 2021 në kohën kur nuk kishte testime”

Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.

“Ka raste kur ka rënë 10 herë nga provimi në Prishtinë dhe ka shkuar pastaj në Pejë”, tha ai.

“Gjatë monitorimit jemi informuar që të njëjtit kanë vizituar disa njësi të ndryshme si në Prizren, Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. Gjatë monitorimit të këtyre qendrave kemi has në keqpërdorime të ndryshme, por në njësinë e patentë shoferëve në Pejë kemi hasur në një dukuri që në njësitë tjera nuk ka ndodhur. Në këtë njësi kishte 666 kandidatë gjatë vitit 2023 që kishin kaluar provim praktikë në kategorinë B, C dhe C1 e të gjithë këta kandidatë kanë qenë nga qytete të ndryshme të Kosovës ku prin Podujeva, Malisheva, Gjilani, Drenasi, Kamenica, Fushë Kosova, etj”, theksoi Durmishi

Ndryshe, ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

“Këto tri vite kemi bërë përpjekje që situata në njësitë për patentshofer të rregullohet. Kemi punuar maksimalisht që në pjesën teorike të mundësojmë Itestimin në mënyrë që të pamundësojmë kalimin e testimit me metoda korruptive”.

Related Articles