Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka folur për keqpërdorimet me librat amëz, teksa e ka quajtur një tjetër betejë me keqpërdoruesit.
Ajo tha se kësaj radhe në lidhje me procesin e librave amëz ku si rezultat i kësaj kanë pësuar dhjetëra-mijëra studentë të cilët i kanë vijuar studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.
Ministrja u shpreh këta studentë për shumë vite nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre për punësim dhe vazhdim të studimeve, për shkak se shumica e tyre, kanë rënë pre e mashtrimeve.
Mes tjerash, ajo u shpreh se për këtë arsye, muaj më parë kam kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës që të zhvillojë hetime në lidhje me këtë çështje.