Keqtrajton qytetarin, arrestohet zyrtari policor

Keqtrajton qytetarin, arrestohet zyrtari policor

Një zyrtar policor në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, duke përdorur forcën ndaj një qytetari.

Qytetari që pretendon se polici ka kaluar kompetencat e tij në një lokal në Ferizaj, është ankuar tek Inspektoriati Policor i Kosovës, gjë që rezultoi me arrestimin e policit.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast kanë arrestuar dje një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Ferizaj) që ishte i përfshirë në këtë incident.”

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Related Articles