Palmer mbërrin në Kosovë, do të zhvillojë vizitë tre ditore

Palmer mbërrin në Kosovë, do të zhvillojë vizitë tre ditore

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer ka arritur në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Ambasada amerikane njofton se ai do të zhvillojë vizitë treditore, ku theksohet se Palmer është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës seketetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.

Aty bëhet e ditur se Palmer do të takojë edhe zyrtarë në Kosovë.

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew A. Palmer.

Derisa, arsyeja e vizitës është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

Related Articles