Kërcënohet Kurti – shtohen forcat e policisë te shtëpia e tij

Kërcënohet Kurti – shtohen forcat e policisë te shtëpia e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime, derisa shtëpinë e tij në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë po e ruajnë Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë.

Organet e rendit po e ruajnë shtëpinë e kryeqeveritarit për shkak të kërcënimit ndaj këtij të fundit.

Një burim brenda Policisë së Kosovës, e ka konfirmuar për Gazetën Enigma“, se forcat e rendit janë shtuar te shtëpia e Kurtit.

“Ka një kërcënim, i kemi rritë masat e sigurisë”, tha shkurt.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, theksoi Kryeziu.

“Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”. “Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, shtoi Kryeziu.

Gazeta “Enigma” ka provuar ta konfirmojë një gjë të tillë edhe zyrtarisht, por askush nga zyra për informim e policisë nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Related Articles