Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të bëra përmes rrjeteve sociale ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, shkruan Enigma.
Sipas njoftimit të KPK-së dhe ZKPSH-së, kërcënimet kanë ardhur për shkak të detyrave zyrtare që Kryeziu dhe institucionet e tjera të drejtësisë po kryejnë.
“Këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes dhe synojnë ndërhyrjen në punën e tyre,” thuhet në reagim.
KPK dhe ZKPSH shprehin përkrahjen e tyre të plotë për Kryeziun dhe institucionet e sigurisë, duke premtuar se nuk do të zmbrapsen në përpjekjet për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë.