Gjenerali Mojsiloviq tha për TV Pink se ka pasur një takim me Komandantin e Përgjithshëm dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se tema e takimit ka qenë Kosova dhe situata aktuale.
Ai ka theksuar se nuk mund të flasë për detajet e bisedës.
“Për momentin jam rrugës për në Rashkë. Detyrat që i janë dhënë ushtrisë dhe mua si shef i shtabit të përgjithshëm janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht”, nënvizoi Mojsiloviq.
Ai ka theksuar se situata në Kosovë është komplekse dhe se kërkon prezencën e Ushtrisë përgjatë vijës administrative.
“Ushtria serbe do të jetë e orientuar drejt përmbushjes së detyrave të caktuara. Duhet ta dini se në çdo rast Forcat e Armatosura të Serbisë do t’i përmbushin të gjitha detyrat e caktuara”, tha Mojsiloviq.