Kërcet grushti mes taksistëve në Veternik, i dyshuari i hodhi sprej në fytyrë 36-vjeçarit

Kërcet grushti mes taksistëve në Veternik, i dyshuari i hodhi sprej në fytyrë 36-vjeçarit

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta, ku shpeshherë përdoren edhe mjete të rrezikshme, të forta, të mprehta e armë zjarri.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në afërsi të ‘Gizzi Grill’ në Veternik të Prishtinës, ka ndodhur një përleshje mes dy taksistëve.

Sinjali mëson se i gjithë konflikti ka nisur për marrjen e pasagjerëve, teksa i dyshuari i cili ende nuk është identifikuar dyshohet se ka hedhur edhe sprej në drejtim të viktimës.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, teksa 36-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij para organeve të hetuesisë.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Related Articles