Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar.
Çeku këtë deklaratë e dha në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.
Ai bëri me dije se kryesia e VV’së mban takime të rregulla ku diskutohet për të gjitha ngjarjet e fundit.
“Kryesia e VV-së mban takime të rregullta. Në të gjitha këto takime diskutohen të gjitha, përfshirë edhe çështjet e fundit. Këtu është ndërtesa e Qeverisë. Nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë. Kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, edhe për mediat, edhe për qytetarët”, tha Çeku.