Kërkohet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për anëtarësim në INTERPOL

Kërkohet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për anëtarësim në INTERPOL

Në vitin 2018 Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL.

Por, me 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime, vendi nuk ishte pranuar në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë.

Që nga ajo kohë, nuk është ndërmarrë ndonjë hap për aplikim në këtë mekanizëm.

Policia e Kosovës thotë se i plotësojnë të gjitha kriteret, por që aplikimi është në duart e Ministrive.

“Policia e Kosovës plotëson të gjitha kriteret teknike dhe profesionale dhe është e gatshme për të qenë pjesë e INTERPOL-it. Ndërsa, çështjet e procesit të aplikimit nuk bien në domenin e PK-së dhe duhet adresuar në Ministritë përkatëse”, thonë nga PK-ja.

Televizioni tëvë1 ka tentuar të marr informacione rreth ecurisë së kësaj çështjeje, por nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë kthyer përgjigje.

E ish-drejtori i Policisë anëtarësimin në këtë organizatë e lidh me dialogun me Serbinë.

Sipas tij, aplikimi duhet bërë në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Kurse, eksperti i sigurisë tregon se mos-anëtarësimi në INTERPOL i shkakton probleme Policisë së Kosovës.

Interpoli është organizata më e madhe e policisë globale, e përbërë nga 194 vende anëtare.

Related Articles