Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve B.H., B.A. dhe H.B., të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.H. dhe B.A., në disa lokacione të ndryshme në komunën e Gjilanit, për qëllime të shfrytëzimit seksual kanë trafikuar të dëmtuarën A.H., ashtu që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.
Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, i pandehuri H.B., dyshohet për veprën penale ‘’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’, të KPRK-së./Gazeta Enigma/