Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
“Sipas fakteve dhe provave të siguruara, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.R., si person zyrtar – polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, derisa ka qenë në detyrë të sigurimit të vendit të ngjarjes në objektin biznesor në fshatin Izvor – komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N., i ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
Me veprimet e tija, i dyshuari A.R., ka kryer veprat e lartë cekura penale. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë