Kërkohet shpërbërja e parlamentit nga Bekim Haxhiu

Kërkohet shpërbërja e parlamentit nga Bekim Haxhiu
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka propozuar që në Kuvend të votohet për shpërbërjen e tij.

Ai përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ky propozim ka ardhur për shkak të mungesës së vazhdueshme të deputetëve.

‘’ Sot edhe njëherë u dëshmua se kjo mazhorancë nuk e ka më legjitimitetin për të udhëheq me vendin.Qytetarët votuan 51% për ndryshim,  për zhvillim, ndërsa këta çdo ditë po ofrojnë dështim dhe keqmenaxhim.Kauzat me të cilat bën fushatë u shkelën e premtimet u tretën.Mungesa e kuorumit në seancë parlamentare vjen nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së.Sot, pas dështimit të dytë të seancës së Kuvendit në mungesë kuorumi, i propozova kryetarit të Kuvendit z.Glauk Konjufca që ta hedh në votim shpërbërjen e Kuvendit’’ ka shkruar Haxhiu.

Theksojmë se sot nuk është arritur të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës edhe pse u tentua dy herë.

Related Articles