Javëve të fundit në rrugët e Kosovës janë regjistruar një numër i madh i aksidenteve rrugore, të shumta ishin edhe rastet me fatalitet.
Prandaj me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, ekspertët e kësaj fushe po kërkojnë një strategji të qartë kombëtare përmes të cilët do të ngritej niveli i sigurisë në rrugë por edhe vetëdija e shoferëve.
Eksperti i sigurisë rrugore, Muhamet Krasniqi, thotë për KosovaPress se mungesa e një politike të qartë për komunikacionin rrugor po ndikon që të ketë nivel më të ulët të sigurisë në rrugët e Kosovës.
“Kosova ka nevojë për politika të qarta për strategji të qarta kombëtare dhe rregullore në mënyrë që të zgjedh këtë problematik për një periudhë të gjatë kohore dhe jo për një periudhë të shkurt kohore…Ne jemi një shtet që ende nuk kemi një strategji kombëtare për trafikun rrugor, në momentin që nuk ke politika të qarta dhe nuk ke një rrugë se kah duhet orientuar edhe aktivitetet e institucioneve që kanë mandate për sigurinë në rrugë por edhe akterëve të tjerë që merren me sigurinë në rrugë atëherë kemi këtë boshllëk të veprimeve dhe bëjmë veprime të herë pas hershme apo aty për aty….07\04Ne patëm një strategji kombëtare e cila fatkeqësisht i kaloi koha dhe nuk patëm asnjë masë të implementuar nga një strategji. Strategjia nuk bëhet pa buxhet dhe nuk duhet të shoqërohet pa buxhet”, tha ai.
Profesori Krasniqi derisa i rendit shkaktarët e aksidenteve në Kosovë, thotë se për rrugët e Kosovës duhet të bëhet një vlerësim i performancës.
Siç thotë ai infrastruktura në vendin tonë duket e bukur për sy, por që asnjëherë nuk i është bërë analizë për të parë se sa i plotësojnë protokollet e sigurisë.
“Aksidentet në trafikun rrugor vijnë kryesisht si pasoj e faktorit njeri, mos respektimi i rregullave në trafikun rrugor, mos respektimi i shenjave të trafikut që sjellin deri në një aksident dhe nëse bëhet fjalë për një aksident që është zhvilluar shpejtësi e lartë atëherë mundësitë të mëdha që ky aksident të përfundoj me viktima në trafik…02’36 Edhe faktoi rrugë është një determinues i aksidenteve në trafikun rrugor por në rrugët tona, rrjeti rrugor mund të duket i bukur për sy mund të duken rrugë të reja dhe të mirëmbajtura por ne nuk jemi të sigurt se sa i plotësojnë protokollet e sigurisë, sa ofrojnë siguri se këto rrugë janë të sigurta për shërbime që ofrojnë. Dhe kjo duhet të matet dhe duhet të bëhet një vlerësim i performancës rrugore”, tha Krasniqi.
Naser Lajqi shefi i programit mësimor për komunikacion dhe transport në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, thotë se përdorimi i veturave të vjetra në Kosovë është shkaktari kryesor për aksidentet me fatalitet.
Profesor Lajqi thotë se nëse respektohen shenjat e komunikacionit rrugët e Kosovës janë të sigurta.
“Duke e ditur se parku i automjeteve në Kosovë i ka një moshë ku fatkeqësisht jeni dëshmitar se edhe ato automjeteve të vjetra si rasti i GOLF2 që shpesh po përfundojnë me fatalitet për shkak se në njëfarë mënyre edhe elementet e natyrës pasive nuk mbrojnë ata s qoftë shoferin apo pasagjerët dhe në njëfarë mënyre koha e tyre po shihet se ka kaluar dhe po tregojnë rezultatet…Tek këto tipet e reja të veturave duke iu falënderuar elementeve inteligjente e veçanërisht atyre të sigurisë pasive dhe aktive që po avancojnë më shumë e më shumë, edhe kur po ndodhin aksidente por edhe vetë aksidente . Ne po fokusohemi në aksidente por kemi edhe shumë vetë aksidente për shkak të zhvillimit të shpejtësive të mëdha të cilat infrastruktura jonë rrugore nuk është në gjendje me i përballuar si të tilla. Dhe po kemi edhe pasoja dhe fatalitet por po na del se faktori automjet kur e kemi prodhim të ri që janë të fundit po na japin një besueshmëri më të madhe që pasagjerët apo vetë shoferët të kenë lëndime më të vogla”, tha ai.
Në bazë të disa statistikave të Policisë së Kosovës nga janari e deri në këtë periudhë të muajit qershor si pasojë e aksidenteve fatale kanë humbur jetën 42 persona./Gazeta Enigma/