Kaq vite kishte personi që humbi jetën në aksidentin në rrugën Gjilan-Kamenicë

Kaq vite kishte personi që humbi jetën në aksidentin në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Hodonoc të Kamenicës, me çrast ka humbur jetën një person.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjilanit ka dhënë detaje për Gazetën Enigma, derisa në njoftim thuhet se personi që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve është i moshës 33-vjeçare.

“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen për Gazetën Enigma.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.

“Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan”, thuhet tutje.

Related Articles