Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor, diskutohet për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor, diskutohet për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë takimin informues të radhës për Kosovën më 21 tetor. Është ky takimi i dytë për këtë vit, pas atij të mbajtur në prill.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për Kosovën më 21 tetor.

Siç është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të organizatës botërore, në seancën e 21 tetorit, Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë raportin më të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në njoftim theksohet se nuk ka pasur përparim domethënës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet e mëparshme kanë ngecur gjithashtu.

Kjo seancë vjen gjashtë muaj pas diskutimit të fundit në prill të këtij viti.

Related Articles