Këshilltari i Kurtit kritikon opozitën: Koalicioni PDK-LDK largoi 150 mijë vetë nga Kosova

Këshilltari i Kurtit kritikon opozitën: Koalicioni PDK-LDK largoi 150 mijë vetë nga Kosova

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Ablin Kurtit, ka thënë se kritikat e opozitës ndaj Qeverisë Kurti për numrin e madh te personave qe aplikojnë për viza në ambasada dhe rritjen e çmimeve “shpërfaqin sa cektësinë e argumentit po aq edhe papërgjegjësinë për veprimet e tyre.

Sipas tij, në vend se të marrin përgjegjësinë e të skuqen për mjerimin që lanë pas, opozita e tashmë e pushteti i 20 viteve të kaluara pa fije turpi akuzojnë qeverinë për dështimet e tyre.

Ai ka theksuar se qytetaret ka vite që lëshojnë vendin në mungesë të kushteve për jetesë e mundësive për zhvillim, duke shtuar se “varfëri e skajshme e papunësi e lartë që në mesin e të rinjve shkonte mbi 50 për qind.

“Të gjithëve ju kujtohet tragjedia e lumit Tisa ku humben jetën 15 qytetarë të Kosovës në dëshpërim për të kaluarin kufirin me Hungarinë në 2009”.

“Vetëm në fundvitin e 2014 e fillimin e 2015, pas koalicionit mes LDK e PDK afër 150 mijë vetë lëshojnë Kosovën drejt Hungarisë duke shkaktuar eksod dhe pamje tragjike për vendin. Vitet që pasuan numri i personave që lëshonin vendin në mungesë të perspektives mbetej i lartë”.

“Punësimi bëhet përmes zhvillimit të ekonomisë, investimit e rritjes se prodhimit, indikatorë që ishin më të lartët në vitin 2021 krahasuar me secilin vit pas pavarësisë. Është e dukshme se opozita nuk e kupton që sa herë i përmend vizat e ambasadat ata po ua rikujtojnë qytetarëve mjerimin në të cilin i sollën ata e arsyen se perse erdhi qeveria e re”.

Zylfaj ka potencuar se të mundohesh te shënosh poenë politik me rritjen globale te çmimeve është më e pakta jo parimore.

“Në vend se të investohej në bujqësi që prodhon e zëvendëson importin për produkte bazë, ata i vjedhin subvencionet. E në vend se të merrnin vendime për shtimin e prodhimit të energjisë, i vjedhin tenderët në KEK”.

“Pra edhe nuk punuan edhe u pasuruan duke vjedhur edhe tash të akuzojnë për dështimet e tyre. Qytetaret ju njohin mirë e nuk ju kanë harruar”.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka potencuar se këtë 14 shkurt kur mbushen një vit  nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, “të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë prodhon një impuls – prapa të cilit nuk ka as vizion, as program, as agjendë, as zhvillim, as integrim, as punësim, por veç propaganda”.

Memli Krasniqi

“Me Albin Kurtin që sot qeveris Kosovën, pasi më 14 shkurt, një vit më parë, qytetarët u përcaktuan për një momentum tjetër – duke i dhënë një mbështetje të madhe impulsive Vetëvendosjes, marrëdhënia ndërmjet pushtetit dhe shtetit është shndërruar në marrëdhënie të shtetit në funksion të pushtetit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Related Articles