Këshilltari i Osmanit – Gjuriqit: Presidentja është e akredituar në OKB, Serbia mund të bërtas sa të dojë

Këshilltari i Osmanit – Gjuriqit: Presidentja është e akredituar në OKB, Serbia mund të bërtas sa të dojë

Këshilltari politik i presidentës, Rinor Nuhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, rreth mënyrës se si shefja e shtetit të Kosovës, ka hyrë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai në platformën X, ka shkruar se fabrika e lajmeve të rreme e Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit po punon me orar të zgjatur, gjersa shtoi se presidentja Osmani është akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, si çdo kryetar shteti tjetër.

“Gënjeshtra pas gënjeshtrash. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk u ‘fut kontrabandë’ në OKB nga ‘një vend tjetër’, as nuk hyri si ‘turiste’. Ajo është e akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së… si çdo kryetar shteti tjetër. Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu. Dhe është këtu për të qëndruar. Përgjithmonë Kosova”, ka shkruar Nuhiu.

Related Articles