Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar për tre muaj me nëntë krerë të shteteve të huaja dhe me tetë kryeministra, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e bëri të ditur këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, i cili theksoi se angazhimi i Osmanit nuk ka si të përshkruhet ndryshe, përpos si angazhim maksimal në përfaqësimin e Kosovës në forume dypalëshe dhe ato shumëpalëshe.
“Faktet flasim më shumë se fjalët. Gjatë periudhës tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022 janë realizuar:
Takime me krerë shtetesh: 9
Takime me kryeministra: 8
Takime me kryetarë kuvendesh: 5
Takime me drejtues të organizatave ndërkombëtare: 6
Takime me ministra të Jashtëm: 10
…si dhe takime të tjera me delegacione të larta nga Shtëpia e Bardhë, telefonata me krerë shtetesh, takime me senatorë e anëtarë të parlamenteve nga SHBA-ja, BE -ja dhe shtete të tjera Takimet përfshijnë edhe shtete jo njohëse”, ka shkruar Kupina në rrjetin social Facebook./Gazeta Enigma/