Skuadra e Gjilanit luan të enjten ndeshjen e kthimit ndaj Liepajas në fazën e parë të kualifikimeve për UEFA Conference League.
SC Gjilani ka triumfuar në takimin e parë me rezultatin 1:0, falë golit të Albert Dabiqaj.
Në ndeshjen e së enjtes, Gjilanit do t’i rikthehen dy futbollistët Mevlan Zeka dhe Torrasa.
“Në ndeshjen e kaluar për shkak të suspendimeve kanë munguar Mevlan Zeka dhe Augustin Torrasa, ndërsa tani për këtë ndeshje janë gati për kryetrajnerin Ramadani”, konfirmoi drejtori i SC Gjilanit, Drilon Sylejmani.