Po mbahet takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është miratuar avancimi i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, si një nga pikat e rendit të ditës.
Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e njëmbëdhjetë (11) gjyqtarëve.
Gjyqtarët të cilët do të avancohen janë: Hajriz Hoti, Malsor Kryeziu, Franciska Zhitija – Ymeri, Naim Meholli, Ardian Ajvazi, Hidajete Gashi, Faton Bajrami, Besnik Bislimaj, Besnik Feka, Fatmir Baloku dhe Ylber Shurdhiqi, në pozitën gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Në njoftimin e publikuar nga KGJK, bëhet e ditur se mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga data 1 mars 2022./Gazeta Enigma/