Kuvendi i Kosovës dënon sulmin e Rusisë në Ukrainë, i del në mbështetje popullit ukrainas

Kuvendi i Kosovës dënon sulmin e Rusisë në Ukrainë, i del në mbështetje popullit ukrainas

Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi i Kosovës u rreshtua krah Ukrainës, e cila po përballet me sulme të vazhdueshme nga Rusia, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryeparlamentari Konjufca, ka theksuar se Kuvendi qëndron krah popullit ukrainas.

“Kuvendi i Kosovës dhe populli i Kosovës është me popullin ukrainas”, ka thënë kryeparlametari Glauk Konjufca.

Kuvendi do të fillojë me vazhdimin e seancës me pikën për të cilën të mërkurën nuk ka pasur kuorum. Kuvendi fillon me shqyrtimin e parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që ta marrin perspektivën e kryeministrit Albin Kurti për projektligjin e Byrosë Shtetërore e pastaj të paraqesin qëndrimin si grup parlamentar.

Të mërkurën kjo pikë ishte shtyrë për shkak se opozita kërkoi që kryeministri të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të kësaj pike. Konjufca tha se kryeministri ka premtuar që do të jetë të enjten në seancë. / Gazeta Enigma.

Related Articles