Këta janë dy të dyshuarit që sulmuan një çift te Rrethi i Flamurit në Prishtinë

Këta janë dy të dyshuarit që sulmuan një çift te Rrethi i Flamurit në Prishtinë

Të shtunën u raportou në media për një incident që ka ndodhur së fundmi, në afërsi të një banese te Rrethi i Flamurit në Prishtinë, ku një çift është sulmuar nga dy të rinj.

Për motive akoma të panjohura, të dyshuarit i kanë sulmuar viktimat, duke iu shkaktuar edhe lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se dy personat e dyshuar për këtë rast janë Etnik Ajeti dhe Argjend Gashi, të dy 23-vjeçarë, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, dy të rinjtë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht çiftin, duke goditur djalin me shufër metalike, ndërsa vajzën dyshohet se e kanë kapur për fyti dhe e kanë rrahur.

Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra, ndërkohë kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin para organeve të hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Sulm’ dhe ‘Vetëgjyqësia’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles