Këta janë kandidatët për kryetarë të komunave në Veri

Këta janë kandidatët për kryetarë të komunave në Veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së djeshme ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Në zgjedhjet t 18 dhjetorit pjesë do të marrin edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Të dy këto parti kanë nga një kandidat për secilën komunë.

Përveç tyre, në këtë garë do të marrin pjesë edhe subjekte politike tjera dhe një kandidate e pavarur. Mirëpo, këto zgjedhje janë sabotuar nga Lista Serbe që konsiderohet partia më e madhe serbe në Kosovë, pasi e njëjta nuk u pajtua me vendimin e Qeverisë për targat.

KQZ dje ka shpalosur edhe emrat e kandidatëve për secilën komunë:

Mitrovicë të Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica), Aleksandar Arsenijoviq (Srpski Opstanak).

Leposaviq: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovskih Srba).

Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron Hasani (VV).

Zveçan: Ilir Peci (PDK), Fetah Peci (VV), Sladjana Pantoviq (e pavarur).

Related Articles