Këta janë serbët e arrestuar sot në veri të akuzuar për krime lufte

Këta janë serbët e arrestuar sot në veri të akuzuar për krime lufte

Njësia Speciale e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka arrestuar 3 serbë veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Indeksonline ka mësuar identitetin e dy prej tyre. Bëhet fjalë për Lije Elezoviq dhe Dragan Miloviq.

Ata akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK.

Kësisoj, me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Rastin e ka konfimuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për veriun Veton Elshani.

“Mund t’ju konfirmoj se ju kemi asistuar njësive të Prishtinës për arrestimin e dy serbëve. Një në veriun e Mitrovicës dhe një në Zveçan”, tha ai.

Related Articles