Trajneri i Parisit thotë se Mbappe është lojtari më i mirë në botë

Trajneri i Parisit thotë se Mbappe është lojtari më i mirë në botë

“Gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain arritën një fitore me shumë vlera mbrëmjen e së martës, teksa në “Parc des Princes” mundën më rezultatin e pastër 2 me 0, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, me protagonistin absolut të sfidës që ishte padyshim “ylli” francez, Kylian Mbappe.

Pas ndeshjes për performancën magjike të Mbappe, i cili arriti të shënonte golin e parë të sfidës, foli dhe tekniku i “parisienëve”, Luis Enrique, me këtë të fundit që e quajti “bomberin” e sulmit, lojtarin më të mirë në botë.

“Mbappe vendosi sërish rezultatin e ndeshjes. Për mua, Kylian është lojtari më i mirë në botë. Isha i mahnitur nga teknika e tij, por aq më tepër nga cilësitë e tij njerëzore. Është mirë të kesh një lojtar të tillë në dhomat e zhveshjes, ai është një lider dhe gjithmonë buzëqesh”,- u shpreh spanjolli.

Related Articles