UEFA merr vendimin | Ky është denimi për Rumaninë pas skandalit të tifozëve në takimin ndaj Kosovës

UEFA merr vendimin | Ky është denimi për Rumaninë pas skandalit të tifozëve në takimin ndaj Kosovës

Federata Rumune e Futbollit (FRF) njoftoi të mërkurën se UEFA vendosi për dënimin e Rumanisë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën.

Përmes një deklarate zyrtare, federata rumune bëri të ditur se UEFA vendosi që portat e stadiumit të jenë të mbyllura për publikun e gjerë gjatë ndeshjes me Andorrën.

Po ashtu, FRF-ja njoftoi se ka marrë gjobë prej 52 mijë eurosh për incidentet në ndeshjen me Kosovën.

Megjithatë, federata rumune vendosi të ofrojë akces falas për fëmijët nën 14 vjeç, të organizuar në grupe për sfidën që kombëtarja rumune e zhvillon kundër Andorrës.

Ndeshja Rumani – Kosovë, është ndërprerë për rreth një orë për shkak të një pankarte “Kosova e Serbi” e vendosur nga grupi i tifozëve të kombëtares rumune.

Ndërkaq, dueli Rumania – Andorra do të luhet më 15 tetor në Bukuresht.

Related Articles