“Kurbani i Kurtit” – Qe 4 muaj Lulzim Hetemi i mbyllur brenda komunës së Leposaviqit

“Kurbani i Kurtit” – Qe 4 muaj Lulzim Hetemi i mbyllur brenda komunës së Leposaviqit

Një situatë e paprecedent nisi në Kosovë më 29 maj, kur kryetari i sapozgjedhur i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit, vendosi të izolohej brenda mureve të komunës, të cilës ishte votuar me vota minimale për ta qeverisur, shkruan Gazeta Enigma.

Qw nga ajo ditw, Hetemi nuk ka lëvizur as edhe një centimetër jashtë zyrës së tij, teksa janw bërë gati 4 muaj prej kur nisi ky izolim i tij.

Në një deklaratë per media kryeministri i vendit Albin Kurti, ‘izolimin’ e tij e kishte cilësuar si një çështje me interes të lartë kombëtar.

Çështja nuk është pse Hetemi shkon në zyrë, por pse nuk del prej saj si çdo kryetar tjetër për t’u kthyer pastaj prapë mëngjesin tjetër?

Opozita komunat veriore i cilëson “mollë sherri” për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një prononcim për Gazetën Enigma, theksoi se partia e tij ka qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në veri, ku sipas tij komunat veriore rezultuan të jenë “mollë sherri”, për të ardhmen e vendit.

“Komunat veriore dolën që të jenë “mollë sherri” për të ardhmen e vendit këtë vitë të fundit. Jo rastësisht ne si AAK kemi pasur qëndrim që mos të mbahen zgjedhjet në veri për shkak të çrregullimeve që do të ndodhnin, por si çdoherë Kryeministri nuk na dëgjoi dhe vazhdoi me mendjen e tij”, u shpreh Lekaj.

Deputeti i AAK-së, potencoi dy qëndrimet e Kurtit lidhur me çështjen e veriut, ku sipas kryeministrit ku thotë se kemi shtrirje sovraniteti në veri dhe aty mbizotëron ligji dhe siguria, edhe në të njejtën kohë thotë se kryetarët duhet të shkojnë në zgjedhje.

“Pra, pse kryetari Hetemi po qëndron i mbyllur, pse të shkojmë në zgjedhje dhe qka i cënon kryetarët shqiptarë në veri, nëse paskemi sovranitet e shtet të Kosovës në veri?”, shprehet i paqartë deputeti Lekaj.

Lekaj, theksoi se këto sjellje nga Qeveria janë tallje me qytetarët dhe institucionet e vendit.

“Kjo është tallje me qytetarët dhe institucionet e shtetit tonë”, përfundoi ai.

Ndërkohë, politologu Fidan Ukaj, vlerëson se zotëri Hetemi, “mendon se me qëndrimin e tij në objekt komunal e shtrinë sovranitetin e Kosovës në atë pjesë”.

“Po mendoj seme insistimin e partisë apo edhe me insistimin e vet kryeministrit Kurti, Hetemi po mendon se me qëndrimine tij në objekt komunal po e shtrinë sovranitetin e Kosovës në atë pjesë të vendit, dhe prezenca e tij në komunë do të thotë prezencë e institucioneve të Kosovës në veri të saj”, u shpreh Ukaj për Gazetën Enigma.

Pavarësisht që Hetemi ka qendruar i bllokuar dhe pa pasur akses me botën jashtë, ai ka vazhduar me kompletimin e kabinetit të tij.Hetemi kishte emëruar katër drejtor të drejtorive komunale./GAZETAENIGMA/

Related Articles