Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar sot një urdhër-kontroll në ndërmarrjen publike “Ambienti” në Pejë, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar në polici 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj kompanie, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për 48 orë.
Telegrafi ka siguruar emrat e të ndaluarve. D.B kryeshef aktual në kompaninë “Ambienti”, A.J, A.M kryetar i bordit, SH.G, F.A, I.B anëtar të bordit dhe N.B ish-kryeshef i kësaj kompanie.
“Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë””, ka njoftuar pokuroria.