Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetari Valon Syla tashmë ndodhen në duart e shtetit. Një ditë pasi dyshohen se rrahën Sylën, ata ranë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se tre të dyshuarit janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.
Lajmin për arrestimin e tre personave e dha Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.” – shkroi Sveçla.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.