Këtë të hëne përfundon votimi nga diaspora për kryetar të Dragashit

Këtë të hëne përfundon votimi nga diaspora për kryetar të Dragashit

Sot, në komunën e Dragashit për zgjedhjen e kryetarit përfundon afati i votimit nga diaspora.

Këtë e bëri të ditur për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke thënë se “sot përfundon afati për votim nga diaspora për Komunën e Dragashit”.

Votimi përmes postës për Dragashin nis më 29 nëntor pasi që Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ishte ankuar në Supreme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) kishte vendosur të anulonte tërësisht votat nga jashtë.

Supremja pranoi pjesërisht ankesën e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ndërsa ka vendosur që të përsëritet votimi nga jashtë, ka reaguar ndaj kërkesës së Xheladinit që votat nga diaspora të përfshihen në rezultatin final të raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë komunë.

Votat e diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit kishin ndryshuar rezultatin zgjedhor në Dragash, ku pas numërimit të votave i pari në garë doli Bexhet Xheladini nga LDK, kurse me vota të rregullta kishte fituar kandidati i PDK-së, Shaban Shabani. /Gazeta Enigma/.

Related Articles