Këto janë dy momentet e dyshimta, për të cilat SC Gjilani kërkoi penallti ndaj Dritës (VIDEO)

Këto janë dy momentet e dyshimta, për të cilat SC Gjilani kërkoi penallti ndaj Dritës (VIDEO)

Derbi më i zjarrtë në Kosovë mes Dritës dhe Gjilanit i luajtur në kuadër të javës së 25-të i ka takuar Dritës.

“Bardhekaltërit” triumfuan minimalisht ndaj Gjilanit. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi, Blend Baftiu i cili u asistua për mrekulli nga Besnik Krasniqi, raporton Gazeta Enigma.

Sport Club “Gjilani” kishte mundësi të mira shënimi, por që para portës nuk u treguan të vëmendshëm.

Gjithashtu, gjatë kësaj ndeshje ishin edhe dy momente të dyshimta ku skuadra e Gjilanit kërkoi penallti, por që gjyqtari Visar Kastrati nuk ishte i të njëjtit mendim.

Në minutën e 54′ të ndeshjes, mesfushori brazilian i Gjilanit, Cale, e dërgon një top të gjatë në zonën kundërshtare, kurse portieri i Dritës e huq topin dhe e godet sulmuesin e Gjilanit, Mevlan Zeka. Gjyqtari hesht dhe nuk referon penallti.

Kujtojmë se një penallti e ngjashme është gjykuar javë më parë në ndeshjen Prishtina 2-2 Ballkani.

Më poshtë mund t’i shikoni dy momentet e dyshimta nga derbi lokal: /Gazeta Enigma/

Related Articles